Aktorët Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi dje janë bërë prindër për herë të parë. Dashuria e tyre është bekuar me një vajzë që e pagëzuan me emrin Emi.

Ardhja në jetë e vogëlushes  çiftin e gëzoi tej mase, si Besi ashtu edhe Jonida vazhdimisht po publikojnë imazhe  të ndryshme përmes të cilave tregojnë se ata po kalojnë kohë të mirë së bashku.

Besi, është ai që së fundmi publikoi portretin e parë familjar. Besi dhe Jonida shfaqen të lumtur në veturë bashkë me vogëlushen e tyre,  shkruan rtv21.tv

 

 

Kujtojmë se, aktorët u martuan në shtator të 2019-tës në një ceremoni përallore, ku të pranishëm ishin shumë artistë dhe fytyra tjera publike./21Media