Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot informoi se aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online dhe ai beson që një gjë e tillë do të bëhet nga nesër.

Ahmeti përmes facebook-ut u shpreh se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin dhe kjo sipas tij, për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë.

“Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin.”, shkroi Ahmeti në facebook./21Media