Artistja amerikane Beyonce, do të shpërblehet me çmimin special për humanizëm në ceremoninë vjetore BET Awards.

Me fitim të këtij çmim, ajo do të dëshmoj për për kontibutin e dhënë në filantropi.

Beyonce, fillimisht në këtë ceremoni do të nderohet për iniciativën e saj “BeyGOOD”, me anë të së cilës ajo ka mbledhur para për shumë çështje bamirësie, si për përkrahje të vajzave për studim në kolegje, si dhe për lansim të partneritetit shumëvjeçar me UNICEF-in, për të krijuar organizatën “BeyGood4Burundi”, qëllimi i së cilës është dërgimi i ujit të pijshëm dhe instalimet hidrosanitare në vendin e mbyllur afrikano-lindor, Burundi, përcjell rtv21.tv

Në vitin 2018, Beyonce krijoi edhe programin “Homecoming Scholars Award Program”, pas performimit historik në Coachella. Ky program përkrah studentët me ngjyrë në tetë kolegje e universitete.

Këtë vit, ajo krijoi iniciativën për testim të komuniteteve me ngjyrë për virusin korona, të quajtur #IDIDMYPART. Artistja po ashtu ka njoftuar për krijimin e një fondi biznesi për personat me ngjyrë, “BeyGOOD’s Black Business Fund”, që administrohet nga Lidhja Urbane Nacionale, në përkrahje të bizneseve të vogla të komuniteteve me ngjyrë.

Në BET Awards 2020, me çmime do të nderohen edhe artiste të tjerë, në mesin e tyre: Nicolas Johnson, Timbaland, Swizz Beatz dhe D-Nice. Ata do të shpërblehen për kontribuim në raste fatkeqësish si persona të zgjuar dhe kreativ.

Assa Traoré, aktiviste franceze kundër racizmit, do të shpërblehehet me çmimin ndërkombëtar “BET International Global Good recipient”.

Në BET Awards do do të nderohet edhe legjenda e ndjerë e NBA-së Kobe Bryant, i cili vdiq këtë vit për shkak të përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte. Në këtë tragjedi ka vdekur edhe vajza e tij, Gianna.

Ceremonia e shpërblimeve të artistëve me çmimet BET Awards do të transmetohet në mënyrë virtuale, në CBS më 28 qershor 2020./21Media