Beyonce performoi dy këngët e preferuara të Kobe Bryant

Beyonce performoi dy këngët e preferuara të Kobe Bryant

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e mirënjohur amerikane, Beyonce ka dhënë një performancë të mrekullueshme në ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant. Ajo ka performuar dy këngët “XO” dhe “Halo”.

“Jam këtu sepse e dua dhe kjo është një nga këngët e tij të preferuara”, tha ajo para interpretimit të veçantë të “XO”.

Ajo ishte e shoqëruar nga këngëtarë të tjerë dhe kishte veshur një kostum prej ari.

“Dua të fillojë sërish. Dua ta bëjmë bashkarisht dhe dua që ju të këndoni me zë”, vazhdoi Beyonce, transmeton rtv21.tv

Në këtë ceremoni të quajtur “A Celebration of Life”, performoi edhe Alicia Keys, si dhe mbajtën fjalime emocionuese Jimmy Kimmel, Michael Jordan, Vanessa Bryant dhe të tjerët./21Media