Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë. Ai ka falënderuar popullin amerikan për besimin dhe u zotua se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai./21Media