Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, janë zgjedhur Persona të Vitit nga revista amerikane Time.

“Zgjedhja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkroi Time në Twitter.

Dyshja demokratike mundi tre finalistë të tjerë: punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe mjekun Anthony Fauci, lëvizjen për drejtësi racore dhe presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, i cili humbi garën kundrejt Bidenit.

Time zgjedh personin më me ndikim të vitit qysh më 1927.

Në vitin 2016, Trump, atëbotë po ashtu president i zgjedhur, mori të njëjtën njohje nga revista./21Media