Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të marrë vaksinën kundër koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të ndërtojnë besimin e publikut në një masë që premton të shkatërrojë pandeminë vdekjeprurëse.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë njoftoi se nënpresidenti, Mike Pence do të marrë vaksinën të premten, transmeton rtv21.tv.

Të dy do të marrin vaksinën publikisht në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të bëhet e disponueshme për publikun vitin e ardhshëm.

“Unë nuk dua të shkoj përpara vijës, por dua të sigurohem që t’ia demonstrojmë popullit amerikan se vaksina është e sigurt të merret”, tha Biden. Ai është 78 vjeç, është në një kategori me rrezik të lartë për koronavirusin për shkak të moshës së tij.

Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet ndaj Biden, ka minimizuar shpesh ashpërsinë e pandemisë, e cila ka marr jetën e 304,187 personave deri më tani dhe duke u grindur me zyrtarët e lartë të shëndetit publik./21Media