Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Ai i tha CNN se ai besonte se do të kishte një “zvogëlim të ndjeshëm” në rastet e Covid-19 nëse çdo amerikan do të kishte një maskë në fytyrë.

Biden gjithashtu tha se ai do të urdhërojë që maska të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

SHBA ka regjistruar 14.1 milionë raste dhe 276 mijë vdekje nga Covid-19, transmeton rtv21.tv.

“Ditën e parë kur ta marrë detyrën do të them se do t’i kërkoj publikut që të mbajë maska për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska, jo përgjithmonë. Njëqind ditë” tha Biden në një intervistë me Jake Tapper të CNN.

Ekspertët kushtetues thonë se një president i SHBA-ve nuk ka autoritet ligjor për të urdhëruar amerikanët të mbajnë maska, por Biden tha gjatë intervistës ai dhe Zëvendës-Presidentja e tij Kamala Harris do të jepnin një shembull duke dhuruar maska./21Media