Joe Biden fitoi të dielën në zgjedhjet e brendshme partiake të demokratëve në Porto Riko.

Me këtë, ai tashmë ka arritur fitore të mjaftueshme për t’u bërë kandidat demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

Biden u përballë me shtatë kandidatë, por të gjithë u larguan nga gara, raporton AP.

Këto zgjedhje ishin caktuar për në muajin mars, por u shtynë për shkak të pandemisë.

Porto-rikanët janë qytetarë amerikanë, por ata nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor.

Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike.