Deri më tani shihet një situatë e ngushtë e rezultateve

Deri më tani shihet një situatë e ngushtë e rezultateve

Agjencia e lajmeve AP raporton se kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, ka fituar zgjedhjet në Merillend, Masaçusets, Nju Xhërsi, Rod Ajllënd.

Më herët është raportuar për fitoren e Bidenit edhe në Virxhinia dhe në Vermont.

Deri më tani shihet një situatë e ngushtë e rezultateve.

Nderkaq, Donald Trump ka fituar në Karolinën e Jugut, raporton agjencia e lajmeve AP.

Ky shtet i jep atij nëntë vota elektorale.
Trump e ka fituar me lehtësi Karolinën e Jugut edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kundrejt kandidates së atëhershme demokrate, Hillary Clinton.