Biden i jep lamtumirën Bob Dole: Ai ishte një njeri që amerikanët e admirojnë

Ish-senatori republikan, kandidati i shumëfishtë presidencial, heroi i Luftës së Dytë Botërore dhe miku i madh i shqiptarëve, Robert Bob Dole ka ndërruar jetë sot në moshën 98-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi shumë reagime dhe u shpreh edhe presidenti amerikan Joe Biden.
“Bob Dole ishte një njeri që amerikanët e admirojnë. Ai kishte një ndjenjë të pagabueshme ndershmërie dhe nderi. Zoti e bekoftë dhe populli ynë u mbështettë gjithmonë në trashëgiminë e tij të mirësjelljes, dinjitetit, humorit të mirë dhe patriotizmit”, shkroi Biden në Twitter.
Robert Dole ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

Back to top button