Me Wisconsin, Joe Biden, i nominuari demokrat për president të SHBA-ve, mund të fitonte zgjedhjet vetëm duke mbajtur kryesimin e tij në Nevada dhe Michigan.

Kjo pasi që, sipas The Guardian, nëse Biden do të fitonte në Nevada dhe Michigan pasi siguroi Wisconsin, numërimi i votave të tij elektorale do të ishte 270, numri i nevojshëm për të qenë I pari i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët e Miçiganit vazhdojnë të numërojnë fletët e votimit të vlefshme, megjithëse ekipi i fushatës së Donald Trump tha se ka ngritur një proces gjyqësor për “ndalimin e numërimit” në shtet.

Ndërkohë, sipas The Guardian, Nevada pritet të ofrojë një azhurnim mbi numërimin e votave nesër në mëngjes.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, Joe Biden do të fitojë në Wisconsin që ka 10 vota elektorale.