Sondazhet në SHBA po tregojnë gjithnjë e më shumë se amerikanët nuk e miratojnë punën e Presidentit, Donald Trump dhe se mbështetja për një mandat tjetër katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë po bie përballë ish-nënpresidentit Joe Biden.

Në sondazhin më të fundit të CNN, u pa se votuesit nuk e miratojnë punën e presidentit Trump me një diferencë prej 57% -38%, dhe besojnë se ai do të humbasë ndaj Bidenit pesë muaj përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Trump e hodhi poshtë sondazhin e CNN-it në një postim në Twitter, duke pretenduar se sondazhi ishte “aq i rremë sa edhe raportimi i tyre”, transmeton rtv21.tv.

Vlerësimi i ulët i miratimit për punën e preisidentit Trump vjen ndërsa votuesit peshojnë trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit gjatë tre muajve të fundit dhe më pranë, protestat mbarëkombëtare në dy javët e kaluara kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, të mbajtur në arrest policie në Mineapolis të Minesotës .

Edhe sondazhe të tjera kombëtare në SHBA, kanë treguar vazhdimisht Biden përpara Trump dhe janë plot 40 të tilla të kryera në maj dhe nëntë të tjera deri tani në qershor. Mesatarja e sondazheve të fundit tregon se votuesit nuk miratojnë presidencën e Trumpit 54.2% me 42.8%./21Media