Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin tjetër, udhëheqësi i tretë i huaj që takon personalisht Presidentin Joe Biden në Uashington që kur ai mori detyrën në fillim të këtij viti.

Takimi i nivelit të lartë, i planifikuar për 15 korrik, “do të afirmojë lidhjet e thella dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë” kështu tha sot sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, transmeton rtv21.tv.

Takimi i Merkelit me Bidenin do të vijë pasi presidenti amerikan u takua me kryeministrin japonez Yoshihide Suga në prill dhe presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në maj.

Të dy liderët veçse janë takuar më 11 qershor, në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në botë G7./21Media