Kandidati për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ në testin për COVID-19.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”.

Megjithatë i Kandidati i ka uruar presidentit amerikan Donald Trump shërim të shpejt.

Ndërsa, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot ka njoftuar se ai dhe zonja e parë, Melania Trump kanë rezultuar pozitivë për koronavirus dhe janë në karantinë. /21Media