Pas rifillimit të numërimit të votave, Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj Trumpit në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren

Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të ShBA’së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre.

Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia ku është duke prirë Trump por që është duke iu ngushtuar epërsia vazhdimisht.

Kandidati demokrat për president Joe Biden është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë ndaj kundërkandidatit Donald Trump ose saktësisht 3 milionë e 499 mijë e 386 vota të cilat janë duke u përditësuar çdo moment.