Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përmes një postimi në Tëitter, u shpreh se ka garuar si një demokrat krenar, por do të qeverisë si një president amerikan.

“Më lejoni të jem i qartë: Unë kam garuar në fushatë si një amerikan krenar, mirëpo do të qeveris si një president amerikan”, shkroi Biden në Twitter.

Ende nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar për zgjedhjet në SHBA, pasi që ende nuk ka përfunduar numërimi i votave. Biden po prin në disa vende të cilat po i sigurojnë numër të madh të votave./21Media