Derisa numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në SHBA vazhdon, demokrati, Joe Biden është shprehur i bindur në fitore.

Në fjalimin e tij mbajtur mbrëmë ai ka përshkruar prioritetet që do të ketë presidenca e tij.

“Burra, gra, homoseksualë, përtej bordit, të zinj, të bardhë, aziatikë”, tha Biden kur foli për kabinetin e tij të ardhshëm.

Bideni vazhdon ta thellojë epërsinë në shtetet kyçe, rezultatet në të cilat do ta bëjnë të ditur presidentin e ardhshëm.

Biden gjatë këtij fjalimi ka thënë se 74 milionë votat e amerikanëve për të dhe kandidaten e tij për zëvendëspresidente, Kamala Harris do t’u japin mandate për ta adresuar krizën me koronavirus, ekonominë, ndryshimet klimatike dhe racizmin sistematik.

Ai ka nxitur amerikanët që t’i kapërcejnë ndasitë e shpërfaqura në këto zgjedhje.

Bideni po ashtu ka kërkuar durim dhe besim në sistemin demokratik të SHBA-së./21Media