Joe Biden ka kaluar në epërsi në Michigan kur janë numëruar 90 për qind të votave. Bideni ka një epërsi prej afro 12 mijë votave, ndërsa më herët kishte qenë në disavantazh mbi 200 mijë vota, njofton “NYT”.

Michigani i garanton 16 vota elektorale në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ndërsa numërimi i votave vazhdon në shtetet kryesore të fushës së betejës, një zyrtar i Biden i thotë CNN se ata besojnë se gjërat “po kalojnë në një përfundim – dhe po shkojnë në një përfundim në favorin tonë”.