Bie borë në Prishtinë
30 Nëntor 2020
Deri te fillimi i stinës së dimrit kanë mbetur edhe tri javë, reshjet e para të borës tashmë kanë nisur në kryeqytet.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë.
Ndërsa, nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut, të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.