Bie nga kati i lartë i ndërtesës një punëtor në Prishtinë

 

 

Një punëtor i sektorit të ndërtimit ka rënë nga kati i lartë i një ndërtese në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe policia të cilët po merren rastin.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button