Një person 44 vjeçar sot ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ngaqë nuk ka mundur t’i përballojë plagët, pasi ka ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në lagjen “Prishtina e re”, në Prishtinë.

“Viktima mashkull (1976), nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës.”, ka bërë të ditur Ahmeti për rtv21.tv./21Media