Bie nga skelet derisa ishte duke punuar, vdiq 19 vjeçari
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2022/11/312545692_684938796558717_6575397034496885361_n-1.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Një djalë 19 vjeç ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë nga skelet derisa ishte duke punuar në Prizren. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili po ashtu bëri të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët nga emergjenca.
“Me datën 26.05.2023 , rreth ores 14:50 dyshohet se në rrugen “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndertim e sipër, një person i moshës 19 vjeqare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.”, tha Bytyqi./21Media