Paralajmërohen reduktime në korrik

Mungesa e reshjeve atmosferike ka bërë që në liqenet e Badocit dhe Batllavës të bie niveli i ujit. Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, por gjatë muajit korrik do të fillojnë me reduktime, sidomos në zonat që furnizohen nga liqeni i Badovcit.