36 raste për keqpërdorim të ujit të pijshëm

36 raste për keqpërdorim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka rënë niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe Batllavës.

Ata bënë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit.

Gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar gjithsej 36 raste nga ana e konsumatorëve në ujësjellës, ku shumica nga ato për rrjedhje të ujit të pijshëm.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit ishin dje në teren nga ora 09:00 dhe do vazhduan me punë në teren deri në orën 22:00. Për shkak të pamundësisë që të sanohen të gjitha rastet e lajmëruara ditën e djeshme, do vazhdohet edhe ditën e sotme”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./21Media