Bien çmimet e naftës, Arabia Saudite mbështetet në turizmin fetar

Riadi në kërkim të burimeve të reja financiare

Arabia Saudite, në momentin kur po vazhdon rënia e çmimeve të naftës, po i kthehet një burimi tjetër natyror të të ardhurave, më saktë turizmit fetar, i cili vendit i sjellë miliarda dollarë gjatë pelegrinazhit vjetor të myslimanëve.

Dyqanet po vazhdojnë të hapën përgjatë rrugës që shpie te xhamia e madhe në Mekë, një ndër vendet më të shenjta të islamit. Autoritetet arabe kanë njoftuar se këtë vit në haxhillëk kanë marrë pjesë mbi dy milionë besimtarë, prej të cilëve mbi 1.7 milionë kanë qenë nga shtetet tjera. Madje edhe në shpatet e Malit Arafat, shitësit e tepihëve kanë theksuar se kërkojnë blerës në mesin e besimtarëve.

Shefi i Odës Ekonomike të Mekës, Maher Xhamal, tha se vlerësohet se këtë vit besimtarët mund të shpenzojnë prej 5.3 deri në 6.7 miliardë dollarë, apo një ngritje prej 70 për qind për dallim nga viti i kaluar.
Xhamal tha se kjo rritje e shpenzimeve mund të shpjegohet me faktin se numri i besimtarëve është 20 për qind më i lartë se vitin e kaluar.

Shumë prej tyre kanë shpenzuar me mijëra dollarë për ushqim, për vendosje, suvenire dhe dhurata, duke u kontribuar kështu ekonomisë arabe.

Kjo rritje e numrit të besimtarëve nuk është e rastësishme, por pjesë e planit ambicioz të quajtur “Vizioni 2030”, synimi i së cilit është diversifikimi i ekonomisë arabe, e cila ka pësuar shumë, që nga viti 2014, kur filloi rënia e çmimit të naftës.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, hartoi planin me qëllim që ta liroi ekonominë e vendit nga varësia prej naftës dhe që të mbështetet në burime tjera të të ardhurave, përfshirë këtu edhe turizmin fetar./21Media

Back to top button