Artisti i njohur, Big Basta sot feston ditëlindjen e 34-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Big Basta pranoi urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë. Një urim të veçantë natyrisht që e ka marrë nga personi i saj i zemrës, bashkëshortja, Vesa Luma.

Këngëtarja me këtë rast ka shkruar fjalët më të mira për artistin, duke i thënë se ajo dhe djali i tyre janë me fat që e kanë dhe e duan shumë.

“Ne nje dite si kjo, lindi nje djal me yll ne balle ,qe u rrit me kembe ne toke ,por me mendje vizionare dhe i sigurte per te ardhmen e tij e te familjes se vogel po me bote shume te madhe qe tashme e kemi kriju bashke! Une e Liani jemi shume me fat qe te kemi! Te duam shume! Na u befsh 100 pak a shume“, ka shkruar Vesa në Instagram.

Kujtojmë se,  Big Basta me Vesën dhe djalin tash e një kohë  jetojnë në Zelandë të Re. /21Media