Big Mama e mbështet Labin: Nga dasmat e kemi bukën
7 Maj 2020
Mundësia e anulimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka bërë që disa prej artistëve të reagojnë, duke kërkuar që një vendim i tillë mos të merrret tani.
I pari ishte Labinot Tahiri i cili paralajmëroi edhe protestë në rast se iu bashkëngjiten kolegët, ndërsa theksoi se nga dasmat varen edhe shumë veprimtari të tjera.
Për këtë gjë Labin disa prej kolegëve e kundershtuan e disa e përkrahën. Big Mama në një intervisteë në TV21 ka thënë se pajtohet me mendimin e Labit.
Bigu ka thënë si çdo profesion tjetër , edhe muzikantët e kanë burim jetësor muzikën dhe koncertet, ndaj sipas saj nuk duhet të ketë ndalim të organizimit të tyre.
“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njoh shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është në zor për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikanta që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës”, ka thënë ndër të tjera Bigu.
Një pjesë nga kjo intervistë e Bigut Labi e ka publikuar në Facebook, teksa ka shkruar fjalë të mira për të. /21Media