Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Big Mama ka emocionuar me urimin për nënën me rastin e ditëlidjes.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka zgjedhur fjalët më të mira për të ëmën duke e falënderuar atë për çdo gjë që ka bërë për të.

“Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetësi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur. Të dua pa fund! Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua.”, ka shkruar ndër tjerash Big Mama./21Media