Lucas Biglia  do të jetë lojtar i lirë në këtë verë dhe nuk i është ofruar kontratë që ai të vazhdojë të qëndrojë në San Siro.

Mesfushori është i gatshëm që të rikthehet në Argjentinë, pasi Milani, sipas tij, nuk ka organizim të brendshëm dhe stabilitet.

“Milani do të rikthehet sërish të jetë Milan, kur të ketë stabilitet dhe organizim brenda klubit. Ata do të jenë një nga superfuqitë evropiane ashtu si kanë qenë, por do të kërkojë kohë ”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Biglia bëri vetëm 63 paraqitje zyrtare për Milan-in, duke shënuar dy gola./21Media