Bashkësia Islame e Kosovës mori vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike.

Në vendimin e BIK-ut bëhet e ditur se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.

Bashkësia Islame bëri thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti.

Dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën.