Për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit

Për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit

 Pandemia COVID-19 ka imponuar edhe shkëputje nga mënyra tradicionale e shënimit të festive fetare. Kështu Bashkësia Islame, ka njoftuar se nesër nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës. Për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhami, me qëllim të ruajtës se shëndetit të qytetarëve nga pandemia Covid-19. Bashkësia Islame, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin vizitat dhe tubimet e mëdha./21Media