Nga data 13 mars kur edhe janë shënuar rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë testuar gjithsej 12 mijë e 551 persona të dyshimtë dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1 mijë e 4 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.