Bile nga lartësia, humb jetën një punëtor në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një punëtor ka vdekur si pasojë e një aksideti në vendin epunës në rrugën Ferizaj Prishtinë
Zëdhënësia e policisë Flora Ahmeti konfirmoi për portalin rtv21.tv se rreth orës 15:00 autoritetet kanë pranuar informatën se një person kishte rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.
Viktima, mashkull 43-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka bërë të ditur Ahmeti, duke shtuar se rrethanat e plota të incidentit do të sqarohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, tha ajo./21Media