Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, njëherësh dhe ish-ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë, ka thënë se anulimi i pjesëmarrjës së kryeministrit Avdullah Hoti në takim në Shtëpinë e Bardhë është edhe fundi i këtij takimi të planifikuar.

“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bildt në Twitter ku ka shpërndarë postimin e Hotit.

Kryeministri Avullah Hoti ka anuluar pjesëmarrjen në takimin e Ëashingtonit për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale./21Media