Binjakët Azharuddin dhe Nazharuddin, nga 25 vjeç, e të cilët vijnë nga Tamil Nadu i Indisë, realizuan një ide shumë të rëndësishme për shpëtim jetësh.

Ata ndërtuan një biçikletë për ngasje në ujë, me anë të së cilës mendojnë tu dalin në ndihmë pushuesve në plazhe, në raste kur rrezikohen nga mbytja.

Ideja për këtë u lindi pasi që të dy punojnë vozitës të ambulancës në komunën Keelakarai, dhe shpesh marrin thirrje për dërgim urgjent të pacientëve në spital.

Kështu, duke qenë në dijeni se plazhet e këtij vendi tërheqin shumë turistë, por se e keqja është se nuk kanë police apo roje shpëtimi, e panë të udhës të ndërtojnë këtë biçikletë për ndihmë në raste rreziku në ujë.

Vëllezërit Azharuddin dhe Nazharuddin, për ndërtimin e kësaj biçiklete për ujë shfrytëzuan teneqe uji dhe pjesë të biçikletave siç janë pedalet, zinxhiri dhe rrotat, të cilat i modifikuan për ti përshtatur për ujë. Biçikletën e ndërtuan për dy muaj./21Media