Këta dy fëmijë ndoshta nuk duken të ngjashëm, por kanë një lidhje unike. Edhe pse shumica nuk mund ta besojnë në fillim, ky djalë dhe kjo vajzë janë binjakë dhe pavarësisht ndryshimeve, lidhja e tyre vërtetë është e lezetshme.

Edhe pse shancat që të keni binjakë me ngjyrë tjetër të lëkurës, syve dhe flokëve janë të vogla, nuk është e pamundur. Por kur i shihni foshnjet e juaja me ngjyrë tjetër, është befasuese.

Në fakt, kur Judith Nwokocha (nëna e tyre) i solli në jetë në vitin 2016, tha se ishte shokuar.

“E kujtoj kur mendoja se infermierja ma dha gabimisht foshnjën. Askush s’mund ta fajësojë atë”, u shpreh ajo.

Kachi ka albinizëm okulokutan (OCA) tip 2, i cili është një gjendje e trashëguar, ku njerëzit nuk prodhojnë melaninë (pigment) të mjaftueshëm dhe kjo ndikon në pamjen e tyre, kryesisht në sy, lëkurë dhe flokë.

Një në katër fëmijë ka shancë të preket nga albinizmi, kur të dy prindërit
janë bartës të gjenit të albinizmit.

Megjithë albinizmit, përveç që lëkura mund të jetë e ndjeshme ndaj diellit, Kachi është krejtësisht e shëndetshme, përcjell rtv21.tv

Me origjinë nga Nigeria, Judith (nëna e tyre) punon si fotografe në Kanada dhe realizon foto të aventurave të përditshme të binjakëve të saj.

Arsyeja pse ajo u realizon atyre shumë fotografi, është për t’ia dëshmuar vajzës së saj se sa e bukur është.

Storia e binjakëve, Kachi dhe Kamsi është provë e vërtetë se diferenca ju bën unik. Binjakët janë 4-vjeç dhe lidhja e tyre po forcohet edhe më shumë me kalimin e ditëve./21Media