Binjaket Brittany dhe Briana Deane, 33 vjeç, u martuan me binjaket Josh dhe Jeremy Salyers, 35 vjeç.

Dasmën  e përbashkët e bënë  më 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia, SHBA, dhe tani po zgjerojnë së bashku familjet e tyre, përcjell portali rtv21.tv

Ata i thanë lajmet ditën e djeshme në faqen e tyre të Instagramit të përbashkët, duke shkruar: “Merre me mend se çfarë !! ?? Binjaket janë shtatzënë!”

“Fëmijët tanë jo vetëm që do të jenë kushërinj, por motra të plota sa i përket gjenetikës. Mezi presim për t’i takuar ata dhe për t’u takuar me njëri-tjetrin!”

Vitin e kaluar, motrat i treguan  Australia Today tregojnë planet e tyre për të mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë./21Media