Bislimi: Brenda një muaji është ulur numri i të papunëve për 6.6%

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se shkalla e papunësisë është ulur për 6.6% brenda një muaji.

“Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%.”, ka shkruar Bislimi na Facebook

Këto statistika ai ka njoftuar se janë nxjerrë nga aplikimet që kanë bërë bizneset për pakon emergjente.

“Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene25.9%.”, ka shkruar Bislimi./21Media

Back to top button