Lajçak: Me Bislimin jemi pajtuar për hapat e radhës në dialog

(Lajm i përditësuar)


Qeveria jep detaje rreth takimit të Bislimit me Lajçakun

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati një darkë pune me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit.”, thuhet në njoftim.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.


Lajçak: Me Bislimin jemi pajtuar për hapat e radhës në dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,  ka dhënë detaje rreth takimit me me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak,   ka thënë se me Bislimin sonte ka biseduar për nevojën për zbatim të plotë të marrëveshjes së normalizimit pa vonesa e parakushte.

Gjithashtu ka bërë të ditur se janë dakorduar për hapat e radhës.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë edhe të martën, ku do të takohet me krerët e opozitës.

“Po ashtu jemi pajtuar për hapat e radhës”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.


Kadiu për RTV21 konfirmon takimin e Bislimit me Lajcakun

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka konfirmuar për RTV21 se Bislimi sonte do të takohet me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do ta takojë sonte z. Lajcak. Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, tha Kadiu.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë sot për një vizitë dyditore për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera./21Media

Back to top button