Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave

(Lajm i përditësuar)


Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane ka deklaruar  se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.


Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Komisioni për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Integrim Evropian.

Raportimi i Bislimit fillon në orën 09:00. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028.

Back to top button