Reagon Bislimi

Reagon Bislimi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa sot tha se, “më vjen ta gjykoj veten për gabimin që e bëra kur e mbështeta këtë koalicion”.

Bislimi iu kundërpërgjigj duke thënë se Mustafa asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që ka hyrë në koalicion me PAN-in.

Ndër të tjera, ai në një shkrim në facebook, tha se nuk i ka hije një anëtari të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të përdorë shprehje të tilla si “papagaj” e “kokëkrisur”./21Media