Vendoset reciprociteti

Vendoset reciprociteti

Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi deklaroi në “Click” se që nga mesnata fillon aplikimi i masave të reciprocitetit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference për media ka bërë të ditur se Bosnja e Hercegovina nuk do të përfshihen në vendimin për masën e reciprocitetit, por do të lirohen nga masa tarifore./21Media