Bizneset kërkojnë heqjen e kufizimeve

 

Bizneset kanë kërkuar që të zgjatet orari i punës së tyre. Përmes një konference për media, Petrit Kllokoqi nga Shoqata e gastronomëve ka thënë se kjo fushë e ekonomisë është më e prekura sa i përket masave që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19.

Po ashtu sipas tyre këto masa nuk kanë pasur efekt në parandalimin e infeksionit, pasiqë siç kanë vlerësuar infeksioni është rritur.

Sipas tyre masa e kufizimit nuk ka dhënë efekt dhe duhet të hiqet.

Në anën tjetër kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se masa duhet të hiqet terësisht pasi që siç ka vlerësuar ai është kuptuar që gastronomia dhe e hotelierisë si biznese të tjera nuk ka qenë burim infeksioni./21Media

Back to top button