Trim Ademi, reperi i cili për publikun njihet si  Capital T, numëron mbi 1.2 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

E së fundmi reperi i është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë ndjekësit.

“Bjondet apo brune?”, ishte një ndër pyetjet që iu bë reperit.

“Zeshkaneeee, si braziliane”, ka shkruar Capital T, duke cituar kështu një pjesë të tekstit të këngës së tij.

Ndryshe, “Fjalt e nënës” është projekti i fundit muzikor nga Capital T. Kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media