Bleona Qereti përsëri ka vendosur të marr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. 

Ajo ka publikuar në Instagram një video ku shihet duke realizuar një fotosesion të ri në ‘Hollywood Walk of Fame’, teksa hiqte xhaketën me të cilën kishte mbuluar pjesët e zhveshura.

Plagosje në krye të detyrës. Po tani që nuk të kam këtu, kush do më veshe e zhveshë mua”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Bleona e cila numëron mbi 600 mijë ndjekës në Instagram, është mjaft aktive ku vazhdimisht ndanë me adhuruesit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe me prindërit.

Kujtojmë se “Haters” titullohet projekti i fundit muzikor i Bleonës, videoklipi i së cilës është klikuar mbi  2 milionë herë në kanalin YouTube./21Media