Këngëtarja shqiptare, e cila tashmë jeton dhe vepron në Amerikë, Bleona Qereti, është takuar me emisarin special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell.

Këngëtarja 41 vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga takimi me Grenell, shkruan rtv21.tv.

“Me vetë superyllin”, ka shkruar Qereti krahas fotografive të postuara.

Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për presidentin aktual, Donald Trump.

Ndërkohë, Grenell përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” u shpreh se përfaqësues të bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump./21Media