Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Belona Qeretin, për arsye se ajo feston ditëlindjen.

Sipas biografisë së publikuar në internet, Bleona sot feston 41-vjetorin e lindjes.

Edhe përkundër moshës që ka, Bleona me pamjen dhe stilin duket si të ishte në të 20-tat.

Ajo karrierën e ka filluar qysh në moshën e re, fillimisht duke marrë pjesë në festivale për fëmijë, ndërsa gjerë tani ka një karrierë të bujshme muzikore.

“Haters”, titullohet projekti i fundit i këngëtares në bashkëpunim me Bes Kallakun. “Haters”, është publikuar në muajin mars dhe deri tani numëron mbi një milionë klikime. /21Media