Në fushatën zgjedhore për presidentin e ardhshëm për katër vjet të Amerikës,si pjesë e kësaj fushate të presidentit aktual Donald Trump ishte këngëtarja nga Shqipëria Bleona Qereti.Se kush e solli në vijat e para të fushatës dhe pse kaq shpejt u bë ,,politikane,,e bulevardit  në Neq York, që nuk ngurroi të fyejë kanditatin Joe Biden se (nëse)bëhet president i Amerikës atëherë do të jetojmë në një sistem tjetër të ,,socializimit,,(sic!),thoshte Blerona

SHSHA në Chicago reagon kundër deklaratës fyese të Bleona Qereti kundër ligjeve kushtetuse se Amerika është vend i lirë dhe këtu sovrani i votës nuk ka nevojë për propagandë nga protagonistët e bulevardit,që,si thonë në Chicago kjo këngëtare pa pentagramë kombëtar nuk përfaqëson diasporën shqiptare në Amerikë. Kush e solli në fushatën zgjedhore Bleona Qereti dhe kush ia dha të drejtën të fyejë taborrin tjetër zgjedhor PD dhe kanditatin dhe mikun e shqiptarëve Joe Biden,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Chicago.

Deklarata e saj ishte skandaloze dhe e mbushur me tone,,politike,,të Bleona Qereti,e cila me një ,,shqetësim,, bulevardesk nga New Yorku,thuhet në reagimin nga Chicago,se poqese vjen për president të Amerikës kundërkanditati i PD-së Joe Biden,atëherë nuk do të kemi shtet kapitalist,por do të kalojmë në sistemin e socializimit sikundër në Shqipëri(sic!).Për të qenë ironia dhe huqet e saj nga bulevardi,Bleona Qereti shkelte me të dyja këmbët ligjet kushtetuese të Amerikës dhe,përmes fjalës qoroditëse ajo theksoi se ,,nëse Amerika bëhet socializëm(sic!)me kanditatin demokrat Joe Biden unë do të kthehem në Shqipëri(sic!).

Përkitazi me sjelljet dhe qendrimet ,,politike,,të Bleona Qereti që e ka mbushur xhepat para me koncertet pa pentagramë kombëtar dhe barkun bukë të bardhë të Amerikës,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Chicago,atëherë ne pas zgjedhjeve do të nisim procedurën ligjore konform ligjeve të emigracionit në Amerikë,që të shqyrtohet fyerja dhe denigrimi  përsonalitetit të shtetit amerikan Joe Biden nga këngëtarja shqiptare që,në përmasën e veprimtarisë shekullore të diasporës shqiptare në Amerikë për çështjen kombëtare, kjo nuk paraqet dhe  nuk ka të drejtë të flasë në emër të shqiptaro-amerikanëve.

Për fund SHSHA në Chicago ia sheh për të madhe dhe në kundërshtim me etikën e kodit të gazetarisë njërin prej televizioneve shqiptare që në emsionin e tij  e bëri ,,protagoniste,,këngëtarën Bleona Qereti me fyerje dhe shantazhet e saj me ,,politikën,,e bulevardit nga New Yorku.