Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani çdo ditë e më shumë po shënon suksese të reja në karrierën e tij.

Ai së fundi është bërë pjesë e kastit të filmit “The Comeback Trial”, ku luajnë aktorët e njohur me famë botërore, Morgan Freeman dhe Robert De Niro, shkruan portali rtv21.tv

Destani u shpreh se ishte nder për të ishte në një film me  De Niron dhe pati disa fjalë për të.

“Ishte një kënaqësi dhe një nder të rri me këtë aktor të madh midis skenave. Ju gjithmonë mund të mësoni diçka nga një nga më të mirët!”, shkroi Destani në Instagram poshtë një fotoje bashkë me De Niron.

Premiera e filmit “The Comeback Trial” pritet të jepet në nëntor./21Media